27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Mourinho i shqetësuar, mëson se sa do të jetë pa dyshen Dybala – Abraham

Roma ka pësuar humbje në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës nga Feyenoordi me rezultat minimal 1-0.

Por përveç humbjes që dhemb, trajneri Jose Mourinho mbeti i shokuar edhe nga lëndimet e dy lojtarëve kryesorë në repartin ofensivë, Paulo Dybala dhe Tammy Abraham.

Argjentinasi u largua nga fusha në minutën e 26-të, pasi pësoi një zgjatje të muskulit, derisa Abraham në të 58-tën pasi kishte probleme me krahun e djathtë.

Pas kontrolleve të para, tanimë Jose Mourinho ka mësuar se sa do t’i ketë jashtë fushave dy yjet e ekipit.

Mungesa ndaj Udineses në fundjavë është e sigurt për Paulo Dybalan, i cili do të tentoj rikthimin në fushë të enjten në sfidën e dytë ndaj Feyenoordit, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

Sa i përket anglezit Tammy Abraham mungesa e tij do të jetë më e gjatë, pasi edhe lëndimi është më serioz.

Qendërsulmuesi anglez pritet të jetë jashtë fushave rreth pesë javë dhe ai pritet të jetë vetëm në sfidat e fundit i gatshëm për trajnerin Jose Mourinho.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img