27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Peci tregon se kur pritet të kompensohen komunat e prekura nga vërshimet

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se shumë shpejt pritet që komunat e prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë këtij viti të kompensohen së shpejti.

Peci është deklaruar kështu përpara gazetarëve, pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me kryetarët e komunave.

“Nga shtatorit të vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim për themelimin e një sekretariati. Tash e tutje, kompensimet për të gjitha veprimtaritë do të ekzekutohen nëpërmjet këtij sekretariati. Ne kemi informacion se tashmë ekziston një raport final dhe ai është dërguar në Ministri të Financave dhe pritet që njërën nga mbledhjet e Qeverisë të kompensohen”, deklaroi Peci.

Komunat me dëmet më të mëdha materiale si pasojë e vërshimeve janë Mitrovica, Skenderaj dhe Klina.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img