19.7 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Mesazhet nacionaliste në stadiumin rumun, reagon ministri Çeku: Kjo është një thirrje për gjenocid

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar për disa minuta, për të vazhduar sërish. Kjo për shkak se një grup i tifozëve rumunë kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, këtë mesazh e ka quajtur më më të rëndë se vetëm mesazh politik.

“Ne e kemi kriju një përvojë të ballafaqimit edhe nëpër rrugë ligjore, sidomos me Serbinë. Sa herë që kanë tentu me e shfrytëzu sportin për mesazhe politike, deri te ato thirrje për gjenocid. Ai transparent nuk e ka vendin aty dhe besoj që vendimi i referit është i drejtë sepse kjo është më e rëndë se vetëm mesazh politik. Kjo është thirrje për gjenocid, edhe është definitivisht diçka që nuk e ka vendin aty”, tha Çeku në ATV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img