24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Merdare: Policia tek një veturë me targa serbe gjen mallra të kontrabanduar

Policia e ka realizuar sot një plan operativ të koduar “Goditja”, me ç’rast në pikën kufitare në Merdare, e kanë parandaluar një rast të kontrabandimit.

Gjatë kontrollit tek një automjet të tipit “Citroen”, me targa të Serbisë, me vozitës serb kanë gjetur dhe konfiskuar mallra të padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes.

Malli i gjetur është si vijon:

– dy ora të dorës;

– shtatë parfuma;

– gjashtë palë patika;

– një palë trenerka komplet;

– 11 palë pantolla firma të ndryshme;

– dy jakne si dhe

– dy këmisha;

Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejm dhe procedura ligjore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img