20.5 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

“Me ligjin nuk ka kompromis”, Peci i vendosur: Zero tolerancë për pirjen e duhanit në hapësira të brendshme

“Me ligjin nuk ka kompromis”, Peci i vendosur: Zero tolerancë për pirjen e duhanit në hapësira të brendshme

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se do të ketë zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme.

Ministri Peci ka thënë se beteja kundër konsumimit të duhanit është e gjatë por me rezultate të shpejta, transmeton Telegrafi.

“Pa duhan më shumë shëndet! Duke qenë se rruga jonë është Bashkimi Evropian, çdo ditë e më shumë Evropë do të sjellim në vendin tonë. Jam fort i përkushtuar që këtë objektiv ta përmbushë çdo ditë e në secilin segment. Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme”, është shprehur ministri.

Më tej, në postimin e bërë në Facebook ai ka thënë “zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”.

Siç mund t’i konsumojë dikush nga 50 kafe në ditë, mund t’i konsumojë edhe cigaret, ama jo në brendi të kafeneve, restoranteve, hoteleve, zyrave… Secili bën atë që përfaqëson. Unë e përfaqësoj ligjin, e dikush cenimin e tij. Dikush në veri të vendit fton publikisht për refuzim të zbatimit të ligjit, teksa ndonjë “trim”, gjetiu e bën të njëjtën gjë”, ka potencuar ai.

Peci ka shtuar tutje se “esenca është e njëjtë, të refuzohet zbatimi i ligjit të Republikës së Kosovës. Por, me ligjin kompromis nuk ka. Njëherë ligjshmëri, përherë ligjshmëri”.

“Ndryshe, Ministria e Bujqësisë para disa javësh ka marrë masa për zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, me të cilin ndalohet pirja e duhanit në ambiente të mbyllura.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img