7.7 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

Macron: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen në tërësi dhe mirëbesim

Në samitin e Bashkimit Evropian, presidenti francez Emmanuel Macron e përshëndeti marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë duke e cilësuar si “progres domethënës”.

Macron njoftoi se Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë të marrin pjesë aktive në procesin e dialogut, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ai shtoi se është thelbësore që të dy palët të tregojnë përgjegjësi dhe të zbatojnë atë që është rënë dakord.

“Unë e mirëpres marrëveshjen që u arrit më 18 mars me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë Borrell. Tani është thelbësore që të dy palët të tregojnë përgjegjësi, duke zbatuar menjëherë marrëveshjen në tërësi dhe në mirëbesim”, tha Macron në fund të samitit dyditor të liderëve të BE-së në Bruksel.

Presidenti francez vlerësoi se Parisi dhe Berlini bashkëpunuan shumë ngushtë në lidhje me marrëveshjen dhe njoftoi se “do të vazhdojnë të jenë aktivë në këtë drejtim”.

Në fund të ditës së parë të samitit në Bruksel, liderët e BE-së miratuan konkluzione në të cilat ata mirëpresin marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për aneksin për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve “si pjesë integrale e rrugës së tyre drejt BE-së”. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img