18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Liberalizmi i vizave do të mund të ndikojë edhe më shumë në tkurrjen e fuqisë punëtore

Vendimi për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen mund të ndikojë edhe në mungesën e fuqisë punëtore, problematikë që edhe aktualisht mbetet mjaft sfiduese edhe për bizneset. Edhe pse liberalizimi ka kritere të qarta, për komunitetin e biznesit kjo mund të shërbejë për të eksploruar terrenin për mundësitë e punësimit në vendet e tjera.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, deklaron për KosovaPress se mungesa e fuqisë punëtore duhet të shihet me seriozitet nga Qeveria e Kosovës.

Ai thotë se rrezik për mungesë të punëtorëve mbetet padyshim edhe liberalizimi i vizave.

“Ka një rrezik, mungesa e fuqisë punëtore mund të shndërrohet në një problem të madh të zhvillimit për bizneset kosovare, dhe si i tillë duhet të trajtohet me seriozitet dhe të shihet bashkërisht përmes një dialogu gjithëpërfshirës ndërmjet qeverise dhe sektorit privat se çfarë mund të bëhet që një problematike e tillë të marr një epilog të duhur…Mirëpo, është një shqetësim që ekziston në mesin e bizneseve që pas 1 janarit të vitit 2024 kur pritet të ndodhë përfundimisht liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndikojë në tkurrjen e fuqisë punëtore…”, thotë Zeka.

Zeka bën thirrje bizneseve dhe qeverisë që të angazhohen në përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

Një nga sektorët e bizneseve që po dëmtohet më së shumti nga mungesa e punëtorëve është gastronomia.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica thotë se e gjithë kjo ka ardhur si shkak i mosrespektimit të punëtorëve ndër vite.

Vranica shprehet se nëse vazhdon ky fenomen, shumica e bizneseve do të jenë te detyruara të mbyllen.

Se mungesa e punëtorëve po vërehet dukshëm e thotë edhe menaxheri i një kafiterie në Prishtinë.

Ndriçim Binishi, i cili punon në një nga kafiteritë në kryeqytet, thotë për KosovaPress se e kanë të vështirë të punojnë me mungesë të punëtorëve.

Binishi kërkon nga qeveria që të merr ndonjë masë për t’i ndihmuar bizneset, pasi sipas tij, do të vijnë te mbyllja e shumë bizneseve.

Ndërkaq, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bëhet e ditur se vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë shuar 445 biznese. Një përgjigje me shkrim nga MINT thuhet se në këtë periudhë janë regjistruar 3078 biznese të reja.

Aktualisht, procedurat për hapjen e një biznesi në Kosovë janë shumë më të lehta sesa për mbylljen e tij, ku ka procedura burokratike./KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img