17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

LGA priten nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Pjesëmarrësit e gjeneratës së dhjetë të Akademisë për Qeverisje Lokale – LGA, janë pritur nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri z. Grubi foli për arritjet dhe sfidat në zhvillimin e politikave, në funksion të forcimit të qeverisjes lokale. Para së gjithash, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët. Njëkohësisht, në adaptimin e praktikave të mira evropiane, me qëllim të stimulimit dhe fuqizimit të zhvillimit ekonomik lokal.

Gjithashtu, ai foli për potencialin e bashkëpunimit ndërkufitar në mes të komumave, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, ofrimit të shërbimeve dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e ekonomisë dhe kulturës.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Valmir Gashi, prezantoi programin dhe qëllimin e vizitës dhe shprehi falënderimin për pritjen dhe bashkëpunimin e përhershëm.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

The participants of the X generation of the Local Governance Academy – LGA, were welcomed by the First Deputy Prime Minister of the Republic of North Macedonia, Mr. Artan Grubi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img