27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

LDK vendos për datën e zgjedhjeve të brendshme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku ka marrë disa vendime.

Në mesin e tyre është vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme të partisë.

Datë e këtyre zgjedhjeve është caktuar 1 qershori i këtij viti.

Këto janë vendimet e marra në takimin e sotëm të Këshillit:

1.     Lidhja Demokratike e Kosovës, shpallë zgjedhjet e rregullta të brendshme. Zgjedhjet fillojnë nga data 1 qershor 2023. Njihen rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të organizuara në të gjitha nivelet në degët: Gjakovë, Obiliq, Klinë dhe Malishevë.

2.     Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, autorizon Kryesinë Qendrore, në caktimin e komisioneve përkatëse zgjedhore, përkatësisht Komisionin Zgjedhor dhe Komisionin e Ankesave, që konform statutit të Lidhjes Demokratike, të organizojë procesin zgjedhor.

3.     Këshilli i Përgjithshëm, autorizon Kryesinë Qendrore, që konfrom platformës së prezantuar në Kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, të implementojë fuqizimin e degëve të Prishtinës, nëpërmjet riorganizimit gjeografik e territorial.

4.     Këshilli i Përgjithshëm, autorizon Kryesinë Qendrore, që konfrom platformës së prezantuar në Kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, sikurse dhe raportit të Ekipit Politik për Mërgatë, të implementojë fuqizimin e degëve në Zvicër dhe në Gjermani.

5.     Procesi i regjistrimit të anëtarësisë, duhet të shërbejë në funksion të organizimit të brendshëm zgjedhor, si domosdoshmëri e ushtrimit të demokracisë së brendshme.

6.     LDK, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e rolit të gruas brenda strukturave të brendshme organizative. Strukturat e LDK-së në të gjitha nivelet do të sigurojnë përfaqësim të barabartë gjinor të bazuar në ligjet e Kosovës në fuqi. Përveç kësaj çdo degë e Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të ketë së paku një nënkryetar/e të gjinisë tjetër me kryetarin/en e zgjedhur të degës.

7.     Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, autorizon Kryesinë dhe trupat përkatëse zgjedhore, të rithemelojë 4 degë të reja: atë në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok (Çabër) dhe Mitrovicë të Veriut.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img