24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: Albin Kurti në situatën e njëjtë si Hashim Thaçi para disa viteve

Blerim Latifi, profesor universitar i filozofisë, ka folur në Pressing të T7 për deklaratat e kryeministrit Albin Kurtit ndaj Miroslav Lajçakut, emisarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti ka thënë të hënën se ka pasur “koordinim në mes të Vuçiqit dhe Lajçakut.

Por Latifi thotë se Kurti nuk është kryeministri i Kosovës që ka probleme të tilla më ndërmjetësuesit evropianë.

Ai ka përmendur rastin kur Hashim Thaçi e ka refuzuar të takohet me Lajçakun në Prishtinë.

Po ashtun përmendi deklaratat e Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër ndaj Federica Moghereni.

”Deklarata e kryeministrit natyrisht që e komplikon edhe më shumë punën për shkak se takimi në Bruksel përfundoi pa rezultat, për këtë ka krijuar një pikëpyetje të madhe nëse dialogu mund të vazhdojë më tutje me dinamikën që ne e kemi parë gjatë viteve të kaluara”.

”Nuk është hera e parë që një kryeministër i Kosovës vjen në një situatë që flet hapur për një qasje të pa balancune dhe asimetrike të ndërmjetësuesve.  Ka qenë një moemnt kur Hashim Thaçi pati refuzu me prit Lajçakun. Pastaj kryeministri Haradinaj ka pasur deklarata edhe më të ashpra ndaj Mogherenit”, ka thënë Latifi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img