17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Largohen mbeturinat te Liqeni i Badovcit

Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, një iniciativë globale që ka angazhuar miliona vullnetarë në 197 shtete, ekipi i “Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën” ka ndërmarrë aksione konkrete për pastrimin e mjedisit në vendin tonë.

Në fokus të aktiviteteve ishte pastrimi i Liqenit të Badovcit, ku me ndihmën e dhjetëra aktivistëve dhe vullnetarëve, u larguan mbi 150 thasë mbeturinash, njofton organizata  “Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën”.

Sipas njoftimit kjo është vetëm një nga aksionet që janë organizuar në të gjithë Kosovën gjatë këtyre dy ditëve, ku mijëra vullnetarë, përfshirë nxënësit e shumë shkollave dhe mbështetjen e komunave vendore, kanë dhënë kontributin e tyre për një mjedis më të pastër.

“Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën” falënderon të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e këtyre aksioneve, përfshirë PAMKOS, kompanitë e pastrimit të mbeturinave, komunat, si dhe shkollat që kanë nxitur dhe mbështetur nxënësit e tyre të marrin pjesë.

Në fund,ata bënë thirrje për një angazhim më të madh nga institucionet vendore dhe qytetarët e Kosovës për të mbështetur dhe vazhduar këto nisma mjedisore, duke marrë frymëzim nga miliona vullnetarë kudo në botë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img