14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak tregon çfarë u bisedua gjatë javës – paralajmëron vazhdim të dialogut në ditët në vijim

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë një përmbledhje të të gjitha zhvillimeve kësaj jave që lidhen me Ballkanin Perëndimor, ku në theks janë raportet Prishtinë Beograd.

Ai ka treguar se çfarë u biseda edhe në takimet që ka pasur të enjten me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Kemi folur për një numër temash, Statutin [e Asociacionit], zbatimin e planit, energjinë, tabelat e veturave, zgjedhjet dhe personat e zhdukur. Takimet kanë qenë ndihmuese për të bërë progres në një numër çështjesh në agjendën tonë të dialogut dhe pres shpejt të ketë lëvizje”, ka shkruar Lajçak.

“Përndryshe, planifikoj që bisedimet të vazhdojnë në ditët dhe javët e ardhshme”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera i dërguari evropian ka thënë se pret nga Kosova dhe Serbia që të punojnë për përmbushjen e obligimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img