24.5 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Kush po dominon me statistika në basketbollin kosovar

Sezoni aktual në Prince Caffe Superligën e basketbollit sa shkon e bëhet më atraktiv, raporton Indeksonline.

Në statistikat e kësaj jave, ekipi i KB Pejës dukshëm është duke dominuar, ndonëse shqiponjat u njoftuan me humbjen e parë të stinorit në transfertë te KB Vëllaznimi.

Pejanët kanë sulmin më të mirë në Superligë, me mesatare prej 94.12 pikë për ndeshje.

Ata gjithashtu kanë më së shumti topa të vjedhur (9.63), bllokada (3) dhe efikasitet në gjuajtje të lira (85.16%).

Në statistika, Peja ndiqet nga KB Trepça, që ka mbrojtjen më të mirë, me mesatare prej 76 pikësh të pësuara, 44 kërcime dhe 43.54% efikasitet në gjuajtje për tre pikë.

E treta për nga statistikat është Golden Eagle Ylli, me efikasitet në asistime (22.38) dhe gjuajtje për dy pikë (58.22%)./Indeksonline/

May be an image of basketball and text that says 'KOSOVA PRINCE SUPERLIGA SUPERLIGA n'statistika Peja Sulmi Trepça 94.12 Trepça Mbrojtja 76 Golden Eagle Yili Kërcimet 44 Asistimet Peja 22.38 Topa të vjedhur Peja 9.63 Peja Bllokadat 3 Golden Eagle Yili Gjuajtje të lira Gjuajtje per 2 pikë Gjuajtje per 85.16% Trepça 58.22% pikë 43.54%'

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img