24.5 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me anëtaren e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, flasin për nevojën e lëvizjes së lirë mes dy shteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sabina Ćudić, me të cilën pati një takim të përzemërt. 

Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit, të enjten.

“Diskutuan për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për potencialin e këtij bashkëpunimi për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe për situatën në rajon në këtë kohë të krizave të shumëfishta në kontinentin tonë evropian dhe në botë”.

“U theksua edhe nevoja e udhëtimit të lirë ndërmjet dy vendeve, e që marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në kuadër të Procesit të Berlinit më së miri e adreson, si hap i rëndësishëm i përafrimit dhe rritjes së shkëmbimit ndërmjet shtetasve të Kosovës dhe Bonjës dhe Hercegovinës. Kryeministri Kurti e përgëzoi deputeten Ćudić për qëndrimet e saj, e falënderoi për vizitën, dhe i ofroi asaj bashkëpunim të mëtejmë”, thuhet n njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img