14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Qeveria planifikon që lënda e kodimit të mësohet nga klasa e parë e shkollës fillore që nga viti i ardhshëm

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të filloj java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare të Kosovës.

Lidhur me këtë  kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se do të zhvillohen qindra aktivitete “që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike”.

Më tutje kryeministri i vendit u shpreh se nga viti i ardhshëm Qeveria planifikon që lënda e kodimit të mësohet nga klasa e parë e shkollës fillore.

“Si Qeveri do të punojmë intensivisht që shkathtësitë e kodimit, nga vitit i ardhshëm shkollor të mësohen nga klasa e parë e shkollës fillore”, tha Kurti.

Kurti u shpreh se Kosova është vend me potencial të madh të kodimit dhe se nxënësit janë të gatshëm që t’i përvetësojnë edhe më shumë shkathtësitë e tyre.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img