14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti emëron u.d drejtorin e ASK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Avni Kastratin, ushtrues detyre të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës.

Gjatë takimit, z. Kastrati e njoftoi Kryeministrin rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda Agjencisë të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit. Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Z. Kastrati, tanimë në detyrë të re, do të njoftojë Kryeministrin Kurti ditëve në vijim me hapat e radhës në kuadër të procesit regjistrimit, pas sigurimit të pajisjeve teknike për këtë proces.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img