17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës


Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është bërë pjesë e Bordit të FIBA Evropës.

Me 39 vota të fituara, Fetahu e fitoi të drejtën e mandatit për të qenë pjesë e Bordit, në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës në Munich të Gjermanisë.

Shtëpia e basketbollit kosovar i është gëzuar tej mase këtij lajmi.

“Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Munihu. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës. Ky është një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe Basketbollin e Kosovës. Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajon që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission), njofton FBK-ja.

Në asamblenë e përgjithshme po merr pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Fetahu dhe Dushku kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë periudhës 2019-2023”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img