7.7 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

KQZ-ja publikon Rregulloret e reja për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në ueb faqe janë publikuar Rregulloret e reja për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, të cilat u miratuan më 9 mars 2023.

Rregulloret e reja zgjedhore adresojnë edhe rekomandimet e vëzhguesve të Bashkimit Europian, OSBE-së dhe të vëzhguesve tjerë ndërkombëtarë e vendorë. Po ashtu, gjatë hartimit të këtyre Rregulloreve, janë përfshirë edhe rekomandimet nga raportet dhe analizat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për proceset e ndryshme zgjedhore.

Të gjitha detajet Rregulloret janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Legjislacioni > Rregullat Zgjedhore) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/rregullat-zgjedhore/

Rregulloret e reja për administrimin dhe organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, janë:

Rregullore Nr. 01-2023 regjistrimi dhe funksionimi i partive politike;
Rregullore Nr. 02-2023 për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;
Rregullore Nr. 03-2023 krijimi, konfirmimi dhe kundërshtimi i listës së votuesve;
Rregullore Nr. 04-2023 certifikimi i subjekteve politike dhe i kandidatëve të tyre;
Rregullore Nr. 05-2023 për themelimin dhe ndërrimin e qendrave të votimit;
Rregullore Nr. 06-2023 regjistrimi dhe votimi jashtë Kosovës;
Rregullore Nr. 07-2023 fushata e zgjedhjeve dhe njoftimi për ngjarjet politike;
Rregullore Nr. 08-2023 vëzhguesit e zgjedhjeve;
Rregullore Nr. 09-2023 regjistrimi dhe votimi i personave me nevoja të veçanta;
Rregullore Nr. 10-2023 fletëvotimet dhe broshurat;
Rregullore Nr. 11-2023 për këshillat e vendvotimeve;
Rregullore Nr. 12-2023 votimi, numërimi në vendvotim dhe menaxhimi i qendrës së votimit;
Rregullore Nr. 13-2023 për rezultatet preliminare;
Rregullore Nr. 14-2023 Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve;
Rregullore Nr. 15-2023 për zgjedhjet e parakohshme.
Sqarim: Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023, organizohen sipas Rregullave Zgjedhore të mëhershme të miratuara nga KQZ-ja.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img