7 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë të dyshuarit e arrestuar për vrasjen në Dragodan

Indeksonline ka raportuar për një rast tragjik të ndodhur sot pranë një hoteli në lagjën Dragodan, të njohur si Arbëria.

Si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga mjete të mprehta.

Burime të Indeksonline bëjën të ditur se viktimë është 65 vjeçari Rexhep Tahiri nga fshati Dumnicë e Podujevës.

Ndërkohë, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës është konfirmuar që janë arrestuar dy të dyshuar lidhur me rastin.

Burime të Indeksonline pohojnë se të arrestuarit janë Avni Mustafa edhe Mustaf Mustafa.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave A.M dhe M.M , nën masat e sigurisë nga Polica, pasi që gjinden në trajtim mjekësorë. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “ Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img