24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Kurtit: Vuçiq dëshiron “Republika Srpska” në Kosovë e Mal të Zi

Jeton Zulfaj, këshilltari që e ka shoqëruar kryeministrin Albin Kurti edhe në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, ka shkruar lidhur me deklaratën e djeshme të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, rreth rrezikut të veprimeve të Millorad Dodikut për stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës.

Zulfaj thotë se përdërisa Blinken bën një deklartë të tillë, presindeti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një tubim të mbajtur është ankuar për pozicionin e serbëve në Kosovë dhe në Mal të Zi, ndërkohë që ka thënë se sa krenar është për pozitën e serbëve në Bosnje e Hercegovinë, raporton Express.

Në këtë tubim Zulfaj thotë se një nga folësit kryesor ka qenë Millorad Dodik. Këshilltari i Kurtit potencon se është e qartë që presidenti serb dëshiron një “Republika Srpska” në Kosovë dhe Mal të Zi.

Kjo deklaratë e këshilltari të Kurtit vjen dy ditë pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel ku s’pati kurrfarë përparimi. Kjo pasi që kryeministri Albin Kurti s’ka pranuar që të nis i pari me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti ka thënë se ky kusht i Serbisë është shndërruar në qëndrim të BE-së dhe s’mund të ketë perparim derisa nuk hiçet si kushtëzim. Ndërkohë që ka bërë një propzim të tij për atë se si duhet të duket sekuencimi i implementimit të Marrëveshjes Themelore.

https://x.com/JetonZulfaj/status/1703100552433873129?s=20

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img