27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

KEK ME MOLLË

PËRBERESIT:

3 kokrra vezë100 gr gjalpë150 gr sheqer300 gr miell 1 lugë çaji pluhur pjekës4 kokrra mollë½ lëng limoni2 lugë gjelle sheqer për mollëtSheqer vanilje

PËRGATITJA:

Në një tas fillimisht shtoni vezët me sheqerin, i rrihni me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet kremoze. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përzieni së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Masën që u krijua e shtroji në një tavë keku.

Ndërkohë qëroni mollët, i prisni ato në feta me trashësi mesatare dhe i përzieni me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë. Mbuloni komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendoseni atë në furrën e parangrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi keku të ftohet mund ta pudrosni me sheqer pluhur sipas dëshirës
Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img