8.9 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

KEDS: Kemi zënë më shume se 600 persona duke vjedhë rrymë gjatë muajit nëntor

Ekipet e kontrollit të KEDS-it të shpërndarë gjithandej Kosovës vetëm gjatë muajit nëntor kanë realizuar afër 8,500 kontrolle, prej të cilave më shumë se 600 sosh janë zënë në vepër duke e vjedhë energjinë elektrike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet të gjithë këtyre konsumatorëve, me t’u zënë, u faturohet rikthimi i humbjeve i barasvlershëm me faturën 6 mujore, nëse janë konsumatorë të amvisërisë, dhe me faturën njëvjeçare nëse janë biznese, pra konsumatorë komercialë.

“Pos kësaj, keqpërdorimi i energjisë elektrike hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, e cila, sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme deri në tri vjet burg. Se KEDS e ka përnjëmend në luftimin e kësaj dukurie deri tek identifikimi i rastit të fundit, tregojnë faktet në terren. Shifrat flasin vetë! Për 11 muajt e parë të këtij viti, përkatësisht në periudhën janar-nëntor janë realizuar rreth 80 mijë kontrolle, prej të cilave janë identifikuar 6 mijë raste të keqpërdorimeve”.

“Të njëjtën kohë, me qëllime të vetëdijesimit të publikut, KEDS kohën e fundit ka ndërmarrë një fushatë informimi për opinionin publik lidhur me pasojat që mund të ketë kushdo që keqpërdor energjinë elektrike”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img