16.9 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Kearns: Paralajmërova në qershor për atë që mund të shohim në Kosovë, por mu hodhën poshtë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila është e zëshme për çështjen e Kosovës, ka folur për paralajmërimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia po tenton të nisë një luftë në Ballkan.

Përmes një postimi në platformën X [-ish-Twitter], Kearns ka thënë se këto paralajmërime i kishte bërë ajo vetë muaj më parë, kur tha se serbët po i mbushin manastiret dhe kishat ortodokse në Kosovë me armë, të cilat, sipas saj, po i bartin nga Serbia përmes autoambulancave.

Ajo u shpreh se këto paralajmërime të saj, ishin hedhur poshtë.

“Kam paralajmëruar vazhdimisht se na duhet të gjejmë shtyllën tonë kurrizore në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është oborri jonë dhe kemi përgjegjësi historike. Kam paralajmëruar në qershor për atë që mund të shohim në Kosovë, por mu hodhën poshtë. Mjerisht shqetësimet e mia u realizuan”, shkroi Kearns.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img