24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Jusuf Thaçi i del kundër Albin Kurtit: Po luan lojë infantile

Jusuf Thaçi, analist, pas shumë viteve mbështetje ka kundërshtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Gjatë emisionit “Pressing” të T7, Thaçi ka thënë se kryeministri Kurti po shkon në drejtim të implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që Thaçi e quan “Zajenicë”.

Ai ka thënë se rreth kësaj çështje nuk  e ka ndryshuar asnjëherë qëndrimin.

“Për hir të vërtetës unë nuk kam qëndrim të ri. Në raport me Zajednicën unë nuk kam qëndrim të ri, vazhdoj me besu njëjtë e do të vazhdoj me besu njëjtë derisa të ekzistoj. Ky qëndrim niset prej disa premisave, e para komuniteti serb përmes kushtetutës i ka të gjitha të drejtat. Cilën të drejtë e kanë të cenuar serbët që ne me kriju një mekanizëm për të drejtat e tyre”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, Kurti po merr detyrime ndërkombëtare, duke shpresuar se Serbia nuk i zbaton marrëveshjet.

”Kryeministri Kurti ka lëvizur në drejtim të pranimit në parim të Zajednicës, me gjasë duke e luajtur rolin e lojës infantile që pala serbe nuk do ta pranojë e për rrjedhojë nuk do të zbatohet. Por kur e merr një detyrim ndërkombëtar bëhet detyrim për ty pa marrë parasysh veprimeve të palës tjetër. Pastaj po kemi presion nga bashkësia ndërkombëtare për me i zbatu detyrimet që po i marrim”, ka thënë Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img