28.6 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Ja çka la pas tërmeti në Itali (Pamje)

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur provincën e Firences në orën 05:10.

Epiqendra ka qenë 3 km në jug-perëndim të komunës së Marradi, në Mugello .

Lëkundjet janë ndjerë në Firence, por edhe në të gjithë rajonin dhe në Emilia-Romagna dhe Marche.

Sipas mediave italiane nuk ka dëme materiale apo në njerëz, por mësohet se qindra qytetarë kanë dalë në rrugë pas tërmetit dhe kanë nisur kontrollet e Mbrojtjes Civile.

“Ka shumë shqetësim, shumë njerëz në rrugë, por nuk raportohet për dëme”, pohoi për Rainews24 kryebashkiaku i Marradit, Tommaso Triberti.

Si masë paraprake, sot në Marradi shkollat e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura

“Pas tërmetit dhe vazhdimit të lëkundjeve sizmike, është urdhëruar mbyllja e shkollave të të gjitha niveleve në bashkinë e Firenzuola për sot”, ka bërë me dije kryebashkiaku i Firenzuola Giampaolo Buti.

Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët tëcilët kanë vërshuar nëpër rrugët e qytetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img