14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha për ‘Marshin për Drejtësi’: Do t’i mbështesim moralisht krerët e UÇK’së para procesit gjyqësor në Hagë

“Marshi për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, do të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë, para nisjes së procesit gjyqësor.

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se ky marsh më 2 prill do ta thërras popullin që të marshohet dinjitetetshëm që krerët e UÇK’së të mbështeten moralisht.

“Është një marsh për solidarizim dhe mbështetje morale për krerët e UCK në Hagë.

Është një element që mendoj që gjithsecili prej nesh ka emocione. UÇK si vlerë mbarëkombëtare, vet logoja e saj është dashtë me na mbajtë të bashkuar. Marshi atë ditë e thërret popullin, që të marshojmë dinjitetshëm për t’i mbështetur moralisht para fillimit të gjykimit të tyre në Hagë”, tha Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img