17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Të jesh anëtar i LDK-së, je pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se “të jesh anëtar i LDK-së; do të thotë të jesh pasues i (Ibrahim) Rugovës e jo i politikanëve mashtrues”.

“Të thuash të vërtetën edhe kur të kushton shtrenjtë politikisht; të punosh me miqtë dhe të jesh mirënjohës ndaj tyre e jo t’i gënjesh e mashtrosh; të punosh me atdhetarë dhe profesionistë e jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe e me batakçinjë e të paditur; të respektosh liritë individuale dhe besimin e secilit e jo fanatizmin e dogmat e çfarëdollojti; të respektosh përpjekjet e secilit dhe mekanizmin e tregut social e jo kontrollin e shtypjen e biznesit dhe fitimeve të tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook me rastin e 33 vjetorit të formimit të degës së LDK-së në Rahovec.

Postimi i tij i plotë:

33 vjet të degës të LDK-së në Rahovec — mirënjohje e përulje ndaj grave e burrave të Rahovecit me rrethinë që iu bashkuan Presidentit Rugova para 33 vitesh në rrugëtimin për Kosovën e pavarur. Urime të gjithë anëtarëve e votuesve të LDK-së nga të gjitha lokalitetet e Rahovecit.

Të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të jesh pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues; të jesh gardian i shtetit të Kosovës e jo shkatërrues i tij; të thuash të vërtetën edhe kur të kushton shtrenjtë politikisht; të punosh me miqtë dhe të jesh mirënjohës ndaj tyre e jo t’i gënjesh e mashtrosh; të punosh me atdhetarë dhe profesionistë e jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe e me batakçinjë e të paditur; të respektosh liritë individuale dhe besimin e secilit e jo fanatizmin e dogmat e çfarëdolloji; të respektosh përjekjet e secilit dhe mekanizmin e tregut social e jo kontrollin e shtypjen e biznesit dhe fitimeve të tyre.

Të jesh anëtar i LDK-së duhet të besosh në këto vlera me mish e me shpirt, edhe kur të shajnë e sulmojnë ty e familjen, edhe kur je në opozitë e edhe kur je në krye të pushtetit, edhe kur i merr 60% e edhe kur bie në 12%.

Sepse e vërteta, e drejta dhe qasja dinjitoze gjithmonë mbizotërojnë, siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img