Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka rehatuar në pozitën e “Inspektores së arsimit”, bashkëshorten e tij, Miranda Aliun.
Nga konkursi i shpallur me 5 maj 2023 nga Ministria e Punëve të Brendshme për pozitën “Inspektor i arsimit”, dolën 14 kandidatë fitues.
Listës i priu bashkëshortja e deputetit Aliu, Miranda Aliu.
Pas intervistës dhe testit me shkrim, Miranda Aliu mori gjithsej 86.2 pikë, duke lënë mbrapa 13 kandidatë tjerë, shkruan Insajderi.
![](https://www.prishtinapress.net/wp-content/uploads/2023/09/b2afcf14-c36b-408c-add7-04dd7ce4717e-2113-0000008ae0a07712_file-253x300.jpg)
Deputeti Aliu edhe gjatë vitit të kaluar kishte punësuar familjarët e tij.
Në shtator të 2022’ës, Insajderi kishte raportuar se Miranda Aliu u përzgjodh si mësimdhënëse e Sociologjisë-Filozofisë në konkursin e hapur nga Komuna e Gjilanit.
Po ashtu, gruas së deputetit i është punësuar motra, Mimoza Alidema në pozitën e edukatores.
Kujtojmë se deputetit Aliu, vitin e kaluar me datë 07/05/2021 i është emëruar dhe motra Shkurte Aliu në Bordin e Teatrit Kombëtar.