7 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Google planifikon të përmirësojë kërkimin në inteligjencën artificiale

Google po planifikon që motorin e saj të kërkimit ta bëjë më “personal, vizual dhe njerëzor”, me një fokus në shërbimin e të rinjve globalisht, ka raportuar The Wall Street Journal gjatë ditës.

Kjo lëvizje vije teksa aplikacionet e inteligjencës artificiale sikurse ChatGPT, po fitojnë popullaritet me shpejtësi, duke theksuar një teknologji që mund të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe shoqëria.

Gjiganti i teknologjisë do ta shtyjë shërbimin e tij edhe më larg nga “10 lidhjet blu”, i cili është një format tradicional i paraqitjes së rezultateve të kërkimit dhe planifikon të përfshijë më shumë zëra njerëzorë si pjesë e ndryshimit, thuhet në raport, shkruan Reuters.

Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve I/O, e cila do të mbahet javën tjetër, Google pritet që të bëjë debutimin e 2 veçorive të cilat u mundësojnë përdoruesve që të bashkëbisedojnë me një program të inteligjencës artificiale, një projekt me emrin e koduar “Magi”, shtoi WSJ, duke cituar edhe persona të cilët kanë njohuri mbi çështjen.

Inteligjenca gjeneruese artificiale është bërë një kryefjalë këtë vit, me aplikacione të cilat kanë kapur vëmendjen e publikut, e gjithashtu edhe kanë bërë që kompanitë të nxitojnë në lansimin e produkteve të njëjta me të cilat besojnë se do të ndryshojnë natyrën e punës.

Reuters raporton se ka bërë një kërkesë për koment nga ana e Google, por se ata nuk janë përgjigjur akoma.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img