14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë ushqime që mund të përdoren kundër inflamacionit kronik

Dietologët e doktorët po i konsiderojnë si shumë të rrezikshme për inflamacionin ushqimet e përpunuara.

Në këto ushqime bëjnë pjesë shumë “snacks” që pëlqehen nga shumë persona.

Por, pasi këto “snacks” që zakonisht janë patatina, biskota, e artikuj të tjerë ushqimorë të përpunuar, doktorët po rekomandojnë alternativat e shëndetshme të tyre.

Danielle DeAngelis nga Eating well ka bërë të ditur se “snacku” numër 1 që ajo konsumon si pjesë e shëndetshme e këtij lloj ushqimi janë bademet me çokollatë të zezë.

Bademet kanë proteinë dhe të mbajnë të ngopur gjatë, ndërsa kakao si përbërës kryesor i çokollatës njihet për veti antiinflamatore.

Jogurti është ushqimi tjetër që DeAngelis ka rekomanduar. Si produkt antiinflamator jogurti përmban proteinë dhe probiotik.

“Kosit njësoj si jogurtit, mund t’i shtoni edhe pemë sipas dëshirës në mënyrë që të hani një “snack” të shëndetshëm”, ka thënë DeAngelis

Qiqrat e njohura si “chickpeas” janë një burim shumë i mirë i fibrave e proteinës. DeAngelis ka rekomanduar të konsumohen “snacks” që bëhen nga qiqrat. Por ajo ka thënë se ato është mirë të përgatiten në shtëpi, pasi që nuk përmbajnë shtesa.

Drithërat janë një tjetër burim i elementeve antiiflamatore. Me to mund të bëhen shumë ëmbëlsira në shtëpi.

Mjedrat janë gjithashtu shumë të mira për personat që kanë probleme me inflamacionin.

DeAngelis ka thënë se edhe këto mund të shtohen në kos, apo edhe të kombinohen në ëmbëlsirë me drithëra.

Ajo ndër të tjera ka thënë se mund të bëni patatina të shëndetshme në shtëpi prej patates së ëmbël duke i prerë hollë e duke i pjekur në furrë.

“Patatja e ëmbël është antiinflamatori tjetër që është i pasur me fibra dhe kalium dhe janë një ‘snack’ shumë i shëndetshëm për t’u konsumuar”, ka përfunduar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img