24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Fushë Kosova treg i punës/ Berjani ka një njoftim me rëndësi për ata që duan të punojnë

Në takimin e ftuar nga ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, me kryetarët dhe drejtorët e komunave, lidhur me dy dokumente të rëndësishme lidhur me investimet në rajonin e Prishtinës, drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Fushë Kosovës, Ekrem Berjani ka mbajtur një fjalë rasti.

Ai ka thënë se Komuna e Fushë Kosovës është njëra nga qendrat e rëndësishme komerciale-industriale në Kosovë, për tu përmendur janë sektori i përpunimit, prodhimit, tregëtisë, gastronomisë dhe shërbimeve tjera.

“Pra tani veq kemi ndërtuar një profil të qëndrushëm ekonomik i cili është arritur në saje të: investimeve në infrastrukturën lokale, heqja e barierave të të bërit biznes, lirimi i taksesë për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, falja e borxheve, qasja e lehtë në dokumente dhe shërbime komunale, partneriteti me sektorin privat, etj”, ka thënë Berjani.

Fushë Kosova është treg i punës andaj ai ka ftuar të papunët që të vinë dhe punojnë në bizneset që po kanë vështërsi të operimit.

Gjatë vitit 2022 Komuna ka mbështetur hapjen e parkut industrial, ku do të vendosën mbi 40 biznese të vogla dhe të mesme, ku pritet të punësohen mbi 500 punëtorë, në sektorin e prodhimit. Ky projekt zhvillohet dhe financohet nga kompania vendore ‘Bau Holding’.

“Ne synojmë të krijojmë politika mbështetëse dhe mjedis të favorshëm për sektorin privat”, ka deklaruar Berjani./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img