27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Fotoja e viktimës në lokal, u qëllua teksa pinte kafe me babain

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ngjarjen që ka tronditur Kavajën pasditen e sotme, ku ka mbetur i vrarë Arjan Gosa vëllai i Edmond Gosës, i cili u vra në muajin mars si pasojë e një konflikti me Sali Rexhën.

Euronews Albania , bën tëditur se Gosa ishte me të atin e po pinte kafe në një lokal, ku një person ende i paidentifikuar ka shkuar dhe e ka qëlluar me plumb në kokë Arjanin.

Më pas mësohet se autori është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes.

Policia po shikon kamerat për të identifikuar autorin e krimit.

Vrasja në Kavajë, dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen në Kavajë, ku është qëlluar me armë zjarri në kokë Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës, i cili mbeti i vrarë në mars të këtij viti, pas  një konflikti me Sali Rexhën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, ndërkohë që autori ende nuk është identifikuar.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img