7 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Buy now

spot_img

Faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook shfaqet duke shikuar ‘live’ finalen e BBVA?

Finalja e madhe e spektaklit Big Brother VIP Albania është ndjekur me interes të lartë nga mijëra shqiptarë.

Përveç rreteve kabllore/satelitore, shumë prej spektatorëve e kanë shfrytëzuar rastin për ta parë në YouTube ose në rrjetin social Facebook.

E teksa në këtë të fundit, fainlja po transmetohej nga një faqe, ka rezultuar që një nga shikuesit e saj të jetë edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Facebook.

Foto: Facebook

Lapsusi duket se ka ndodhur pa dashje nga një prej redaktorëve të faqes, i cili mesa duket nuk ka qenë në dijeni që nuk po e ndjek finalen live me profilin e tij zyrtar, por me atë të ministrisë.

Fotografia në fjalë ka filluar të shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, duke shkaktuar të qeshura te një pjesë e mirë përdoruesve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img