8.9 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

Eskalon Fjolla Morina, e shkatërron çantën prej 30 mijë eurosh

Këngëtarja Fjolla Morina sërish është në qendër të mediave rozë. Pas akuzave të bëra për rrobaqepsen e dyqanit të saj për të cilën tha se i kishte vjedhur byzylykun me vlerë 10 mijë euro, Fjolla ka publikuar njër tjetër video në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara në rrjet të cilat po bëjnë namin në “TikTok”, Fjolla shfaqet duke shkatërruar çantën e saj origjinale “Hermes”, e cila kap shumën prej 30 mijë euro.

Në fillim këngëtarja tregon se çantën luksoze e përdor për të mbajtur qenushen e saj, dhe më pas fillon ta shkatërrojë, duke e grisur dhe e hedhur sa anderj-këtej.

“Kjo është çanta origjinale e Hermesit, unë e vendos bubin këtu edhe akoma nuk e di ja kam hequr qeset apo jo. Po ju tregoj që Hermesi nuk është asgjë, edhe pse është 10-20-30 mijë euro. Po ja heq tani qeset”, dëgjohet të thotë Fjolla.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img