7.7 C
Pristina
Tuesday, March 5, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë: Nëna në Gjilan rrahet keq nga djemtë e saj, i kërkojnë para për të blerë kokainë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Raste të tilla të rënda shpesh zbulohen edhe brenda familjeve dhe janë prindërit ata që e pësojnë.

Kështu ka ndodhur së fundmi në rrugën “Mexhit Gjilani” në Gjilan, ku një grua është përballur me dhunë fizike e psikike nga dy djemtë e saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast mjaft i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, ku ajo u sulmua nga djemtë e saj të moshave 23 dhe 26 vjeç, të cilët dyshohen se e sulmuan fizikisht pasi ajo nuk iu dha para kur ata i kërkuan.

Të hollat që të rinjtë dyshohet se i kërkuan për të blerë substanca narkotike shkaktuan tensione në shtëpinë e tyre dhe situata eskaloi në dhunë, duke i shkaktuar nënës së tyre frikë dhe shqetësim të madh. Sinjali mëson se për të parandaluar më të keqen, viktima u detyrua që t’ua jap njëri nga djemtë e saj dhjetëra euro që ta blejnë kokainën.

Ndonëse paratë ua dha, nëna u detyrua që ta raportojë rastin në Polici, ku rrëfeu gjithçka që kishte ndodhur në familjen e saj.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj tyre të caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img