14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

“E kotë”, avokati Qerkini jep detaje për bastisjen në banesën e heronjve Bahri e Fahri Fazliu

Avokati Artan Qerkini e ka quajtur “të kotë” bastisjen në e Dhomave të Specializuara në banesën e heronjve të kombit Bahri e Fahri Fazliu me ç’rast sipas tij janë sekuestruar disa dokumente të cilat janë publike dhe gjenden në institucionet e Kosovës. Ai ka thënë se Gjykata duhet të ketë kujdes me lëshimin e urdhërave për bastisje pasi cenohet privatësia.

Qerkini ka thënë se nuk është sekuestruar asnjë provë e vetme dhe e ka quajtur bastisjen humbje kohe.

Siç edhe keni raportuar, Dhomat e Specializuara kanë kryer një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë Bahri e Fahri Fazliu me ç’rast janë munduar të sekuestrojnë prova që ju nevojiten për procedura të mëtejshme dhe jam i bindur se nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme, ka qenë bastisje e kotë dhe humbje kohe për të gjithë ata.”, ka thënë Qerkini.

Ai më tutje ka thënë se nuk është marrë asnjë provë me relevancë për Specialen në këtë bastisje.

Mendoj se Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme për lëshimin e urdhërave për bastisje sepse cenohet privatësia dhe siç ndodhi në rastin konkret nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë për procedurën penale dhe për procedurat që janë në rrjedhje e sipër në Gjykatën Speciale.”, tha ai.

Lidhur me arsyen e bastisjes, Qerkini thotë se sipas hetuesve kjo është bërë për nevojat e procedurave që po kryhen pranë Dhomave të Specializuara.

Rasti nuk është bërë i ditur vetëm është thënë për nevojat e procedurave që po kryhen pranë dhomave të specializuara. Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, ata i kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, realisht nuk ka pasë nevojë të bastiset shtëpia për të ardhë deri te ato dokumente.”, ka thënë ai.

Bastisjen e ka quajtur të kotë, derisa ka thënë se trajtimi ka qenë korrekt, por jo edhe procedura dhe urdhëri për bastisje.

“Bastisja ka qenë e kotë, sepse ato dokumente kanë mundur të arrihen me një kërkim të thjesht në institucionet publike të Kosovës. Trajtimi ka qenë korrekt, nuk kemi vërejtje për trajtimin, por për urdhërimin e bastisjes kemi shumë vërejtje, sepse me bastisje cenohet privatësia, pacenueshmëria e banesës kështu që gjykata duhet të jetë e sigurte se do të gjejë ndonjë provë.”, tha ai.

Ai ka thënë se në këtë fazë të hetimeve nuk ka informata se për çfarë dokumente bëhet fjalë.

“Unë thash, në fazën e hetimeve nuk jepen informata. Ne nuk i kemi ato informata, besoj në faza të mëtutjeshme do të na bëhet e ditur edhe lidhur me cilën vepër edhe me cilin person nëse ka të dyshuar lidhur me bastisjen e kryer sot. Për shkak të sekretit hetimor nuk mund t’i bëjë publike, sepse është një rregullore që nuk na lejon që në këtë fazë të procedurës të japim detaje.”, tha Qerkini. /Paparaci.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img