18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se u rrah nga tri edukatore, publikohen pamjet se si u lëndua trevjeçari në një kopsht në Fushë – Kosovë

Janë publikuar fotografitë e një trevjeçari, i cili sipas familjarëve është rrahur nga edukatorët e një kopshti publik në Fushë Kosovë.

Në fotografitë e publikuara nga familjarët, shihet se duart e trevjeçarit janë me shenja të dhunës.

Të hënën, një qytetar në rrjetin e tij social në Facebook ka njoftuar se nipi tij është rrahur nga tri edukatore.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mësueset e kësaj k***e!Qytetari F.G ka kërkuar të intervenohet nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img