17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Dyqani më i madh i lodrave “Hamleys” u hap në Prishtina Mall

Dyqani më i madh i lodrave “Hamleys” është hapur ditën e shtunë në Prishtina Mall.

Hamleys me “lodrat më të bukura në botë”, kanë zbarkuar në Prishtina Mall për të ofruar një përvojë përrallore për të gjithë fëmijët.

Në hapjen e dyqanit morën pjesë shumë qytetarë, ndërsa për fëmijët ishin organizuar disa aktivitete argëtuese.

Dyqani “Hamlyes” ka një hapësirë mbi 2100 m2, me lodrat më të bukura kushtuar fëmijëve të të gjitha moshave. Fëmijët do të keni mundësinë të përjetojnë një botë të mbushur plot magji, argëtim e kënaqësi, si asnjëherë më parë.

“Hamleys” është një nga brendet më të njohura të lodrave në botë e që tashmë mund ta gjeni edhe në Kosovë, më konkretisht në Prishtina Mall.

Ishte viti 1760 kur William Hamley nga Britania e Madhe hapi dyqanin e parë të lodrave “Hamleys” në Londër.

Gjithçka nisi nga një ëndërr, dashuria e William për lodrat ishte po aq e fortë sa synimi i tij për të parë një buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të vegjël.

Kjo është arsyeja pse dyqani u mbush shpejtë me kukulla prej lecke, ushtarë prej teneqeje, kuaj lëkundës dhe lodra të tjera të njohura në atë kohë, të cilat fëmijët mund t’i shihnin dhe të luanin me to.

Ndërsa vitet kalonin raftet e dyqanit filluan të mbusheshin jo vetëm me kukulla, fenerë magjikë dhe anije, por edhe me pajisje sportive, shkopa kriketi dhe topa futbolli.

Në fund të vitit 1920 kur kriza ekonomike preku rëndë edhe lodrat “Hamleys”, e qeshura e fëmijëve nuk zhurmonte më, por dyqani i lodrave i mbijetoi edhe sulmeve ajrore dhe gjithë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img