14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Drejtoria e Arsimit e udhëhequr nga PDK edhe sivjet del me performancën më të suksesshme në Komunën e Prishtinës

Javën e kaluar, organizata GAP ka bërë vlerësimin e punës së Komunës së Prishtinës dhe premtimeve të bëra në fushatë. Edhe sivjet, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës e ka pasë performancën më të mirë sa i përket përmbushjes së premtimeve.

Drejtoria e Arsimit e udhëhequr nga Besianë Musmurati, nga 23 premtime gjithsej, 18 i kanë përmbushur apo janë në proces të realizimit ndërsa 5 nuk kanë filluar ende. Pra, kanë filluar ose janë përmbushur rreth 80% e premtimeve në fushën e arsimit.

Edhe tri drejtori të tjera që vlen të përmenden janë Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Shërbimeve Publike, që të tria i kanë përmbushur ose janë në proces të realizimit të rreth 70% të premtimeve.

Ndërsa në përgjithësi, Kryetari Përparim Rama nga 206 premtime gjithsej, 85 nuk i ka filluar ende. Kjo do të thotë që Komuna e Prishtinës ka filluar realizimin e përgjithshëm të vetëm 40% të premtimeve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img