31.8 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

Buy now

spot_img

Dikush e parashikoi saktë sesi do të përfundonte Chelsea në këtë sezon

Frank Lampard është rikthyer për periudhën e tij të dytë si trajner i Chelseat. Ai është strategu i tretë këtë sezon që merr drejtimin e koubit londinez, edicion ky që filloi nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Tuchel udhëhoqi Chelsean drejt një fitoreje në Ligën e Kampionëve në 2021, por u shkarkua shtatorin e kaluar kryesisht për shkak të dallimeve të personalitetit me Todd Boehlyn, i cili më pas punësoi Graham Potterin.

Për sa i përket trajnerëve, anglezi ishte më i dobëti në histori të tyre, ndërsa fitoi vetëm 12 nga 31 ndeshjet e tij si trajner i Chelseat dhe u shkarkua pas humbjes 2-0 nga Aston Villa.

Lampard, golashënuesi rekord i Chelseat dhe fituesi i Ligës së Kampionëve që fitoi po ashtu edhe tre tituj të Ligës Premier, rikthehet në mënyrë të përkohshme. Ai e ka drejtuar Evertonin për herë të fundit deri në janar të këtij viti. Periudha e tij e fundit si trajner i Chelseat zgjati 18 muaj nga 2019 deri në janar 2021.

Në rrjetet sociale kishte reagime të përziera për rikthimin e tij në skuadër me disa tifozë të lumtur që e kishin kthyer në klub.

“A do të ishe ende një tifoz i Chelseat, nëse nuk do ta doje Frankin?”, shkroi një përdorues i Reddit.

Gjashtë trajnerë që mund të drejtojnë Chelsean, pas shkarkimit të Graham Potter – secili më i mirë se tjetri
Të tjerët nuk ishin aq të etur. Disa madje ishin edhe konfuz.

“Lampard e përfundon sezonin e Chelseat si trajner i përkohshëm”, ka shkruar një përdorues ne Twitter, në një parashikim të bërë në muajin gusht të vitit të kaluar

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img