28.6 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Dalin detaje nga vrasja e nënës nga i biri në Shqipëri

Zanihate Muhollari 65 vjeç është mbytur brenda banesës së saj në Përmet nga i biri 24 vjeç, Albi Muhollari.

Familja njihej si e rregullt dhe pa probleme me të ardhura të mira ekonomike dhe katër fëmijë të shkolluar jashtë vendit.

Çifti Muhollari prej tri muajsh gjendej në SHBA për të vizituar të birin dhe dy vajzat që jetojnë dhe punojnë atje dhe ishin kthyer në Përmet vetëm 4-5 ditë më parë. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Përmet dhe komshinjtë e të afërmit u shprehën se nuk e prisnin kurrë që diçka e tillë të ndodhte megjithatë të gjithë duket se kanë pak dijeni rreth shëndetit mendor të 24-vjeçarit ndërsa ai studionte prej 7 vitesh në SHBA. Dihet gjithashtu se Albi ishte duke kërkuar të blinte një armë ditët e fundit.

“Kanë qenë në punë të tyre, kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, shprehet fqinja.

Albi Muhollari e mbyti të ëmën me një qese plastike mbrëmjen e djeshme brenda banesës dhe më pas u larguar për të ndaluar nga policia pak minuta më vonë. Prindërit e tij kishin kërkuar ndihmën e mjekëve pasi referuar deklaratave të tyre për mjekët e urgjencës 24-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Mjeku neurolog Koço Stefanidhi që kreu  trajtimin në urgjencë të rastit dy ditë para ngjarjes tha se për të riun nuk dihej pothuaj asgjë dhe se për të nuk ekzistonte ndonjë historik mjekësor apo diagnozë e mëparshme.

“Të sëmurët zakonisht që janë dhe agresivë që ky nuk ishte agresiv, nuk mund të nisen nga urgjenca në një spital tjetër. Duhet dominuar, duhet zbutur psikoza, pastaj duhet transferuar në një spital tjetër”, u shpreh mjeku Koço Stefanidhi.

Viktima e kësaj ngjarjeje ishte tregtare prej 30 vitesh në qytetin e Përmetit. Një prej pistave të mundshme të hetimit përpos gjendjes së rënduar psikologjike të të riut sipas të njohurve mund të jetë edhe një konflikt pronësie brenda familjes. Ndërkaq sipas burimeve nga spitali ishte nëna e 24-vjeçarit ajo që kishte kërkuar prej mjekëve trajtimin e të birit pasi ajo kishte një komunikim të tensionuar ditët e fundit me të.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img