24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Çuditë Gliha: FFK vendosi për lojtarët – kush nuk vjen tash, nuk vjen pastaj!

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka dhënë një deklaratë të çuditshme, por edhe shokuese.

Slloveni tha se nuk ka qenë ai që ka vendosur për rastin e Edon Zhegrovës, i cili kishte reaguar rreth mos-ardhjes së tij te Kosova për ndeshjet e këtij muaji, duke theksuar se ai ka dashur të vijë për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, por nuk ka mundur të vije edhe për atë ndaj Izraelit, shkruan Gazeta Express.

Zhegrova në reagimin e tij gjithashtu shkroi se pasi i ka informuar se ndaj Izraelit nuk mund të jetë i grumbulluar, i është thënë se mos të vije fare as për dy ndeshjet tjera pasuese.

Në një intervistë për gazetarin Arlind Sadiku, Gliha tha se nuk ka qenë ky vendimi i tij.

Gliha gjithashtu shtoi: “E kam ftuar kundër Andorrës, kundër Izraelit, por vendimi i FFK-së ishte se kush vjen tani qëndron, por kush nuk vjen, pastaj s’mundet”.

Në pyetjen se “a mendon se ky vendim do të duhej t’ju takonte juve”, Gliha u përgjigj shkurt: “Unë jam vetëm i punësuar në FFK”. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img