18.7 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Buy now

spot_img

Borell bën thirrje për “pauza humanitare” të menjëhershme në luftën në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bëri thirrje për “pauza të menjëhershme humanitare” në luftën në Gaza.

Ai tha se “një tmerr nuk justifikon një tmerr tjetër” dhe përsëriti se “zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugëdalje”.

Borell këto i tha kur ishte duke folur në një konferencë shtypi në Doha pranë kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, raporton Al Jazeera.

“Unë jam i vetëdijshëm se zgjidhja me dy shtete do të kërkojë një përpjekje të pabesueshme jo vetëm ekonomikisht por edhe një investim politik për të ndërtuar një shtet. Kjo është ajo ku Autoriteti Palestinez ka një rol të rëndësishëm për të luajtur. Palestinezët meritojnë dinjitet, Izraeli meriton siguri dhe të dy meritojnë të jetojnë në paqe dhe siguri në të njëjtën tokë”, shtoi kryediplomati evropian.

Borell gjithashtu deklaroi se vlerëson përpjekjet e Katarit për të ndërmjetësuar luftën në Gaza, ndërsa shtoi se ky shtet është shfaqur si një ndërmjetës kritik jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në kriza të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img