17.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

BMW e thotë “troç”: Nuk do të ulim çmimet e automjeteve elektrike

BMW nuk do të ulë çmimet e automjeteve elektrike për të fituar pjesën e tregut, por bën rregullime të çmimeve në tregje të caktuara kur është e nevojshme, thanë të premten shefi ekzekutiv dhe zyrtarët kryesorë financiarë të prodhuesit.


“Ne nuk kemi asnjë interes të ulim çmimet për të fituar pjesën e tregut. Kjo nuk është strategjia jonë. Dhe siç mund ta shihni, ne po arrijmë të rritemi ndjeshëm edhe me çmime shumë të pranueshme”, tha shefi ekzekutiv Oliver Zipse, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë, është e vërtetë që nuk mund t’i shpëtojmë kushteve të tregut dhe bëjmë rregullime çmimesh aty ku është e nevojshme”, shtoi ai, pa dhënë detaje.

Shumë prodhues të automjeteve janë në garë për të hyrë në treg të ri me lansimin e veturave elektrike, por çmimet e automjeteve elektrike mbeten kryesisht të larta, në krahasim me ato me djegie të brendshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img