27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Blakaj – Haradinajt: Konfiskova dokumente nga ZKM-ja pa pasur show mediatik

Ish-prokurori Elez Blakaj, ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Blakaj tha se ato çka i ka deklaruar Haradinaj janë të pavërteta.

Sipas Blakajt, shefi i tij maksimumi se çka kishte mundur të bënte ishte raportimi në Zyrën e Kryeministrit.

Derisa tha se ai kishte konfiskuar dokumente nga ZKM-ja pa pasur nevojë për show mediatik.

“E keni përmendur edhe çështjen e sigurisë nacionale duke e ndërlidhur me këto materiale! Si Kryeminister në atë kohë, duhet të siguroheshit që persona të pandërgjegjshëm brenda sistemit nuk do ti publikonin emrat dhe mbiemrat dhe të dhënat personale të mijëra aplikanteve për statusin e veteranit të UÇK-së, ndërsa për kohën sa kam qenë unë, asnjë informat e vetme nuk ka dal nga PSRK-ja. Ju i keni pasur nën kontroll të gjithë mekanizmat në atë kohë, madje edhe AKI-n që ju ka raportuar çdo ditë…! Të vetmit emra dhe mbemra të cilët prokurori i ka përmendur deri në atë fazë të procedurës kanë qenë tani të akuzuarit dhe kjo lehtësisht mund të dëshmohet; të gjitha të tjerat, duke filluar nga hartimi i emrave e deri tek publikimi i tyre, janë produkt dhe kordinim i personave që ju i njihni mirë, e që fatkeqësisht janë edhe nga sitstemi i drejtësisë!”, tha Blakaj në reagimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img