30.1 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: S’kemi bërë “lëshime” në dialog, deklaratat e mija u keqpërdoren nga mediat kosovare që financohen nga Serbia

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media të hënën në Prishtinë, ka thënë se intervista e tij e fundit për gazetën serbe “Danas”, përkatësisht deklarata e tij se Qeveria e Kosovës ka bërë “lëshim të madh” në momentin që ka pranuar Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pa njohje formale, është (keq)përdorur nga një pjesë e mediave kosovare.

Madje, kryenegociatori i palës kosovare për çëshjtet teknike në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE), ka thënë se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit nga mediat kosovare që, sipas tij, përveçse “financohen nga Serbia”, kanë tentuar t’i japin “konotacion negativ” pranimit të Marrëveshjes Bazë pa njohje formale.

“Pamundësia e faktorit ndërkombëtar të detyrojë Serbinë të jetë konstruktive në dialog, ka sjellë propozimin franko-gjerman, i cili i ofron Kosovës njohje de facto, por njohja de jure mbetet për më vonë. Ky nuk është lëshim. Fjala lëshim është (keq)përdorur qëllimisht nga mediat kosovare që kanë financim nga Serbia për t’i dhënë konotacion negativ”, ka thënë zëvendëskryeministri.

Kur është pyetur nga gazetarët se cilat media kosovare mund të jenë të financuara nga Serbia, zëvendëskryeministri Bislimi është shprehur se “për mua mediat kosovare që financohen nga Serbia janë ato të cilat regjistrohen në Kosovë, por me pronarë nga Serbia”, derisa ka refuzuar të emërojë të paktën një platformë mediatike që financohet nga Serbia.

Megjthatë, edhe pse zëvendëskryeministri Bislimi ka akuzuar mediat se kanë transmetuar zhdrejtë deklaratën e tij, në intervistën e publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” dhe të përkthyer nga vetë kabineti i tij, thuhet qartë se “ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës”.

Zëvendëskryeministri Bislimi, bashkë me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, aktualisht janë duke e njoftuar publikun kosovar për rezultatet e takimit të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img