19.7 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Rajoni përballet me përpjekje destabilizuese që regjisorin e kanë në Rusi e aktorin këtu

Zëvendëskryeministri dhe kreu i ekipit negociator në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se shtetet e rajonit kanë nevojë të bashkëpunojnë përballë përpjekjeve destabilizuese të dirigjuara nga Rusia.

Në tryezën që Komisioni për Punë të Jashtme organizoi me komisionet për punë të jashtme dhe integrim evropian të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bislimi tha se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet, duke theksuar se vlerat demokratike janë orientim strategjik.

“Rajoni ynë po përballet me tentativa destabilizuese që me shumë gjasë regjisorin e ka në Rusi por akterët janë nga vet rajoni. Pozita e Kosovës në rajon nuk ndërlidhet vetëm me interesin kombëtar por edhe me kontributin që mund të japim në siguri… Ne e mbështesim planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian duhet të reformohet dhe zgjerohet. Nuk duhet të ketë përfitues të fondeve pa i përqafuar vlerat e BE-së”, ka thënë ai.

Bislimi më tej shtoi se Kosova mbetet e palëkundur në përmbushjen e kritereve të BE-së.

“Angazhim i ynë për përmbushjen e kritereve që janë vendosur nga BE-ja është i palëkundur. Ne duhet t’i shohim këto kritere si udhërrëfyes. Rrugëtimi ynë drejt BE është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë sonë për t’ju bashkuar BE-së”, përfundoi Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img