24.5 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi para komisioneve të jashtme ballkanike: Rajoni po përballet me tentativa destabilizuese që regjisor kanë Rusinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në tryezën ndërparlamentare të organizuar nga Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Punë të Jashtme, ku u mirëpriten Komisionet për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian të kuvendeve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Bullgarisë.

Bislimi tha se BE-ja e vlerat demokratike janë orientim strategjik i Kosovës dhe se integrimi evropian nuk është qëllim më vete.

“Ai është një rrugëtim transformues për ne, që nënkupton angazhimin tonë rreth vlerave të përbashkëta, të demokracisë dhe një të ardhmeje prosperuese për të gjithë qytetarët tanë”, tha Bislimi, transmeton Klankosova.tv.

Ai, tutje theksoi angazhimin e Kosovës në përmbushjen e kritereve dhe arritjen e standardeve të BE-së, ku tha se anëtarësimi në BE kërkon jo vetëm arritje të standardeve evropiane por edhe sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut.

“Kosova tashmë 7 vite ka marrëveshje formale me BE-në dhe zbaton MSA-në përmes planeve vjetore, përderisa Agjenda e Reformave Evropiane është prioritet i yni në shumë fusha. Angazhimi ynë për reforma është i panegociueshëm, është premtim që ia kemi bërë qytetarëve tanë për një qeveri efikase dhe të përgjegjshme, një gjyqësor të fortë dhe një mjedis të favorshëm për aktivitet ekonomik”.

“Raporti i vendit për këtë vit, mes tjerash, njeh edhe progresin e arritur në rritjen ekonomike, konkurrueshmëri, ulje të shkallës së papunësisë, rritje të investimeve të huaja direkte dhe atë për 88% në baza vjetore, ulje të borxhit publik, progres në menaxhimin e projekteve publike, rritje e eksportit dhe shkallës së hapjes së ekonomisë, përmirësim i mjedisit biznesor, transformim digjital të ekonomisë, si dhe progres të dukshëm në fushën e energjisë”, tha Bislimi.

Më tej, Bislimi foli edhe për situatën në rajon, ku tha Ballkani po përballet me tentativa destabilizuese “që me shumë gjasë, regjisorin e kanë në Rusi, por akterët kryesorë janë nga vetë regjioni.

“Kosova është përballur disa herë këtë vit, edhe në muajt maj dhe qershor, e së fundmi me 24 shtator, me skenarë që kanë vetëm një qëllim, destabilizimin, e atë jo vetëm të Kosovës por edhe të gjithë rajonit”, tha ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img