24.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Buy now

spot_img

Bieber: SHBA e BE tentojnë ta largojnë Serbinë nga Rusia, prandaj s’ka nevojë të jenë bujare me Kosovën

Historiani Florian Bieber, që është njohës i mirë i politikave në rajon, ka thënë se qasja e Perëndimit ndaj Serbisë synon që të largojë Serbinë nga Rusia dhe për faktin që Kosova veçse është e orientuar nga Perëndimi, dy fuqitë perëndimore, SHBA dhe BE, s’kanë nevojë të jenë bujare me të.

Ai thotë se në këtë qasje “të këqijtë” mund të shpërblehen më shumë për shkak të tentativës për t’i tërhequr nga ana e tyre.

“Veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ku mendoj se politika amerikane, por edhe ajo e BE-së, synon për të larguar Serbinë nga Rusia dhe duke vepruar kështu janë të gatshëm të neglizhojnë çështjet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës brenda Serbisë, por edhe të zellshëm në njëfarë mënyrë për të penalizuar Kosovën dhe jo Serbinë, sepse Kosova prezumohet e orientuar nga Perëndimi për pasojë nuk ka nevojë që të jenë shumë bujarë me të. Pra, jemi pak a shumë në një situatë ku nganjëherë “djemtë e këqij” marrin shpërblim më të madh, sepse duhet të binden që të vijnë “në anën tonë”. Në njëfarë mënyre kjo është saktësisht një lloj politike e jashtme transaksionale, e cila në mënyre ironike ka siguruar një frymëmarrje të re si pasojë e luftës në Ukrainë dhe agresionit rus”, tha Bieber në podcast-in e Ditmir Bushatit.

Ndërkohë, thotë Bieber, që ky duhet të ishte momenti ku politika e jashtme duhet t’u rikthehej vlerave.

Çfarë i bën ato – vendet e Perëndimit – të besojnë se Serbia do të largohet nga orbita ruse, u pyet Bieber.

“Ka pasur një ndryshim çuditërisht të kufizuar në rajon në lidhje me orientimin e politikës së jashtme si rezultat i agresionit rus… Serbia nuk është larguar nga politika e saj në thelb. Dhe në fakt kjo është një pyetje që ia bëj edhe vetes, cili person nga qeveritë e Perëndimit beson se nëpërmjet kësaj qasjeje mund të bindet Serbia e udhëhequr nga presidenti Vuçiq të sillet ndryshe?”, tha ai.

Bieber tha se është shumë skeptik për këtë.

“Mendoj se ka disa që ende besojnë se Serbia në njëfarë mënyre është e ngjitur apo e mbërthyer me Rusinë në vend që të luajë me të dyja palët për përfitim maksimal. Serbia nuk është vasale e Rusisë. Serbia, nën drejtimin e Vuçiqit bën atë që është në interes të presidentit Vuçiq”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img