16.9 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet për ryshfet nëpunësi për Regjistrin Civil në Deçan, i regjistroi disa mërgimtarë kundërligjshëm

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, kanë njoftuar për arrestimin dhe ndalimin e një zyrtari të Qendrës Komunale të Regjistrit Civil në Deçan, i dyshuar për ryshfet.

Sipas njoftimit, i dyshuari në tri raste ka pranuar rreth 1800 euro ryshfet, për regjistrimin e disa personave në sistemin e gjendjes civile.

“I dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nëpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan, gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar të holla (rreth 1800 euro). I dyshuari, të hollat i ka pranuar nga viktima e rastit J.J., nga Deçani i cili jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjes civile në Deçan.

Po ashtu në fund të muajit gusht 2023, në Facebook është publikuar edhe një pretendim se i dyshuari, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me qytetarin H.E., i cili jeton në Gjermani.

Mbi bazën e këtyre dëshmive e pretendimeve, është krijuar dyshimi se H. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale: ‘marrja e ryshfetit’. Hetuesit policorë janë duke vazhduar me trajtimin e rastit përfshirë identifikimin dhe intervistimin e viktimës së dytë (H.E., nga Gjermania).”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img